Standardi Basha: Për Uashingtonin e japim Këlcyrën!

11218722_1826925424198678_3934515219626253667_n

Partia Demokratike e ka tërhequr kandidatin e saj në Këlcyrë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Pa shpallur pse-të por duke i lënë të nënkuptohen, deklarata e demokratëve ka bërë publik një precedent në politikën shqiptare. Menjëherë pas saj ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës Amerikanenë Tiranë, tonet përshëndetëse të së cilës qenë inkurajuese.Amerikanët e kanë kthyer pothuajse në kryefjalë të aksionit të tyre në raport me klasën politike shqiptare dekriminalizimin.

Një çështje e cila u rrah me forcë nga shefi i demokratëve, Basha, që në shtator të vitit të kaluar. Dekriminalizimi tashmë është pjesë e leksikut politik të të dy krahëve dhe mjet cytës i ndërkombëtarëve, qofshin këta amerikanët e drejtpërdrejtë apo europianët zëmbytur.

Tërheqja e kandidatit demokrat në Këlcyrë është një ndërrim kali në mes të betejës.Demokratëve u duhet të kthehen mbrapsht dhe ta fillojnë nga dita zero, edhe pse kandidati që garonte si i pavarur i përket një partie aleate, Ballit Kombëtar Demokrat.

Paradoksi i ngjarjes, ose kundërthënia e saj, qëndrontek ajo se kalorësi i dekriminalizimit, lexo z. Basha, po bën dekriminalizimin. Edhe pse ai, kur flet për dekriminalizim nënkupton mazhorancën. Edhe pse informacionet dhe intuita, ajo e rrugëve sekrete dhe të dijenive publike, e drejtojnë gishtin akuzator nga shumica që qeveris vendin.

Demokratët dhe shefi i tyre, në pakicë ashtu siç qëllojnë të jenë, duhettë ndjehen megjithatë krenarë: emancipimin po e bëjnë ata.

Duhet thënë kjo gjë. Duhetpërsëritur ky mesazh. Duhet t’i mëshojmë këtij fakti.

Edhe sepse këtë akt emancipues e rrezikon lehtësia e rrokullisjes në humnerën e lajmeve të së përditshmes. E kalimit të tij si hiçmosgjë.

Pse kështu? Sepse, për arsyeqë nukjanë qëllimi i këtij shkrimi, aktet morale në politikë apo më gjerë në shoqëri, nuk se prodhojnë kapital elektoral. Ndarja nga e keqja pak e gëzon simpatinë publike dhe shihet madje si një kategori e së keqes.

E djathta, sa herë i ka rënë shorti i opozitës, është braktisur. Pak vetë i kanë ndenjur pranë.Krejt ndryshe nga e majta që, edhe kur është pakicë, menaxhon burime mediatike dhe financiare të krahasueshme me mazhorancën. Për njëmijë e një arsye. Për arsye që s’dihen, por që merren me mend. Për pragmatizëm. Për majtizëm hereditar. Për këtë e atë. Për një qëllim apo një ves.

Por, as ky paradoks nuk është qëllimi i këtijshkrimi.

Modestisht, duhet të themi dy fjalë kur një lider politik në Shqipëri ‘e jep Këlcyrën për Washington-in’.

Siç një tjetër lider politik, jo aq shumë kohë më parë sa për t’u harruar, ‘e mban për vete Fierin’. Nuk e jepte, e kurrë s’e jepte për Brukselin.

As krahasime nuk mëton të bëjë ky shkrim. Don veç të thotë se grykësia politike mund të mos ndalet, por ajo identifikohet.

Përballë saj mund të ngrihet një barrikadë modeste standardi etiko-politik.

Lulzim Basha e bëri këtë.

Ta themi të paktën. Të çlirohemi prej saj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s