Ben Blushi si demokrat

17-640x340

Kush mund të ketë patur dyshime se disidenca e Ben Blushit do të pritej ndryshe në Partinë Socialiste? Apo, nëse do të ndërronim krahët dhe me imagjinatë e vendosnim në PD, e cila po me imagjinatë, është në pushtet, cili do të ishte reagimi? Nuk kërkon pra ndonjë reflektim, as të thellë e as kurajoz, për të sqaruar e thënë se partitë politike shqiptare janë, si në shumë gjëra të tjera, të ngjashme edhe në raport me padurimin dhe hermetizmin që zbatojnë ndaj mendimit ndryshe.

Nëse për kaq nuk ka habi, aq më e madhe është ajo kur sheh reagimin ndaj kritikave të Blushit nga simpatizantë apo aktivistë të së djathtës, dmth Partisë Demokratike. ‘Përlotem me çdo fjali të Blushit’, shpallte një mbështetës i së djathtës, ndërkohë që jehona e një qëndrimi pro deputetit kritik përplasej sa nga një shpat i statuseve në fb, në tjetrin.

Një miopi ideologjike.

Që tregon se tifozeritë e palëve janë për politikën, e cila mund t’u sigurojë ndonjë vend pune, apo thjesht në një rreshtim by default, sesa për politikat apo ideologjitë.

Ben Blushi me letrën e djeshme, me shkrimet e mëparshme apo me fjalimet e këtij muajit të fundit është duke thënë jo vetëm se Shqipëria po keqqeveriset, por edhe se Partia Socialiste po i afrohet aq shumë qendrës sa ijet e saj po prekin në kokalla të djathta.

Ben Blushi nuk mund të mbështetet ngaqë teksti i tij i ngashënjeka ca e ca, por se është duke punuar, duke teorizuar të paktën, për ruajtjen e bipolaritetit politik në Shqipëri.

Pse është e rëndësishme kjo distancë higjienike mes së majtës e së djathtës në Shqipëri? Një e majtë që fryhet duke rritur edhe LSI-në mund të çojë në gjendjen paradoksale që një ditë të gjejmë partinë e Metës në rolin e opozitës. Në fillim duke e simuluar opozitën e më pas duke u detyruar ta bëjë.

Zhvendosja e PS drejt qendrës është një eksperiment blair-ist të cilin kryeministri Rama po mundohet ta provojë edhe në laboratorin e politikës shqiptare. Tony Blair, kryeministri laburist i zhvendosi politikat e partisë së tij drejt qendrës duke përdorur ose duke vazhduar shumë prej filozofive të Margaret Thatcher-it. Laburistët e mbajtën pushtetin për 4 mandate me atë që Blair quajti ‘Rruga e tretë’.

I këshilluar nga Campbell dhe Blair, Rama po investohet për një miksim të bojërave politike dhe nuk po kujdeset fare për timbrin ideologjik të reformave (apo masave për të cituar Blushin). Edhe trenin e gjatë elektoral e ndërtoi mes të tjerash për të theksuar aideologjizmin e tij.

Ben Blushi është kthyer prej një muaji në kalorës të ideologjisë. Që do të thotë, tezat e tij duhet ta tërbojnë të djathtën e të gëzojnë të majtën. E majta është ndërkohë e tërbuar, ndërsa e djathta ngazëllen e laget sysh. Të dyja palët e bëjnë nga interesi për pushtetin.

Paradoksalisht Ben Blushi, më pak nga të gjithë, e bën për këtë. Me kryqëzatën ideologjike të majtë që ka nisur në PS, ai vetëm sa u largohet mundësive të pushtetit. Rama nuk do t’ia falë ndërkohë që nëpër këtë zemërim ai do të përgatisë edhe pasardhësin.

Edhe nëse, siç duan ta dekonstrukturojnë kritikët, Blushi don të formojë një parti politike më vete, ajo nuk mund të jetë sakaq kandidate për pushtet.

Në ushtrimin e mjeteve që demokracia ofron, Ben Blushi i shërben demokracisë.

Një përgjigje ndaj “Ben Blushi si demokrat

  1. mendoj ekzaktesisht te njejten gje dhe per fat te keq me tingellon sikur Blushi eshte duke u larguar nga politika ngadale, shpresoj mos ta bej nje gje te tille pasi do ishte humbje e madhe, e sidomos per faktin qe manipulon dhe konfuzon mendjet ne menyre brilante!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s