Politika dhe publiku do ta dënojnë mjeken e 2 mijë lekëshit: mori shumë pak

images

Një infermiere apo mjeke, në një prej spitaleve publike ka rënë pre e një prite, ndoshta e një prej atyre portaleve që e bëjnë ‘gazetarinë me maska’ ose me incizime të fshehta ose duke shkelur të drejtat e autorit. Por nuk është ky shqetësimi a as nuk qëndron këtu pabesia. Krejt e kundërta: rreziku se mos kundravajtjet e vogla marrin vëmendjen e një opinioni të coroditur ndërkohë që nën tymuesen e rastit kalojnë përbindëshit e vjedhjes e të korrupsionit.

Jini vigjilentë!

Nëse i kthehemi vidoes amatore të incizuar me celular dhe shohim përbërësit e saj ‘kriminalë’ nuk duhen më shumë se 30 sekomnda për të thënë: po pastaj? Sigurisht çdokush mund të bëjë zgjedhjen e vet duke vendosur 2 mijë lekëshin si dysheme apo tavan të korrupsionit. Për vete, që tani e shpall parapëlqimin për naimfrashërin e dymijëlekëshit dhe them se duhet një ‘pakt kombëtar’ për të: tavani i korrupsionit të bëhen 2 mijë lektë të vjetra! Të lejohej hapur që kjo kartëmonedhë në ngjyrën e bakrit ‘ti paguhet prurësit më të parë’. Me prurës kupto gjithkënd në sistemin publik që të bën një shërbim cfarëdo: një leje ndërtimi, një injeksion për fëmijën e sëmurë e kështu me radhë. 2 mijë lekshi le të jetë sot e tutje vaksina kundër sorollatjeve të kota që të bëjnë nëpunësit e zyrave të shtetit dhe njëkohësisht masa e mirënjohjes për të.

Jemi në këtë pikë.

Cili prej nesh nuk do ta pranonte atë 2 mijë lekësh që mori mjekja/infermierja le ta gjuajë atë me dy mijëlekësha hekuri (motiv kristian). Atëherë, gjuajini të gjithë sepse shumica prej jush nuk do ta pranonit atë 2 mijë lekësh që përfundoi si padashje në xhepin e bluzës së saj të bardhë. Dhe, a e dini pse? Jo se jeni burra apo gra të mira, por se do u dukej pak! Do u vinte ndot nga guximi e pacipësia e dikujt për t’iu futur në xhep 2 mijë lekë të qelbëta: për ryshfet, mëshirë apo dhuratë. Cili prej jush do të pranonte një dhuartë për datlindje që kushtonte 2 mijë lekë?

Heroinë është pra ajo grua, veshur me bluzë të bardhë punonjëseje spitali, e cila me siguri merr një pagë qesharake nga shteti, që e ka pranuar pa bërë naze atë ‘shpërblim’ të mjerë.

Kështuqë, hiqjuni shpinës asaj gruaje që ka pranuar 2000 lekëshin pa bëzajt! Merrni me vete bashkë me hipokrizinë tuaj edhe kryeministrin Rama, arroganca shtetërore e të cilit u rëndon shumë shpinave. Po ashtu edhe ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja bashkë me Manastirlliun e QSUT.

Kërcënimi janë ata, dhe jo mjekët apo infermierët që marrin 2 mijë lekë. Kërcënimi i tyre është sidomos retorika. E cila do të mbulojë peshqit e mëdhenj të korrupsionit luspat e të cilëve tashmë shkëlqejnë aq shumë sa prej tyre është marrë materiali për të ndërtuar verbime të tilla për opinionin publik sic është ‘hotline-i antikorrupsion’ promovuar me të madh nga z. Rama. Cdo denoncim i juaji në atë numër do të shkojë në katër drejtime, tha kryeministri. Domethënë në askund.

Deri më tash tri gra kanë rënë në rrjetën korrupsion të qeverisë: një drejtoreshë arsimi nga Lushnja; një mjeke dhe një mësuese/drejtoreshë që të dyja në Tiranë. A jemi duke thënë se korrupsionin në këtë vend e bëjnë gratë?

Jini vigjilentë: kërkoni amnisti për korrupsion 2 mijë lekësh dhe kuptoni se ‘lufta’ ndaj tij bëhet për të mbuluar hajdutët me cizme!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s