Për të gjithë dick-ët që i provokoi balona me flamur

1413359490438_wps_16_epaselect_epa04447028_The

-Nëse i takon në rrugë shqiptarin dhe ujkun, vrije shqiptarin!– Ali Podrimja

Le të biem dakord e ta quajmë balonë mjetin fluturues që u dha në qiellin e tymtuar të Beogradit natën e së martës së 12 tetorit sikur të ish një shenjë nga Zoti. Jo për të shenjuar kretinitetin e vetes dhe njëkohësisht supremacinë e shqiptarit, sepse duhet thënë, shqiptari nuk është as më i keq e as më i mirë se ballkanasit e tjerë, por si kumt të një iracionaleje që bën megjithatë prezente një dëshirë racionale. Dëshirën dhe të drejtën (europiane) të shqiptarëve për të qenë në atë stadium ku kombëtarja e tyre, pasi kish mundur e barazuar, në mënyrë europiane, me fair play, me dy skuadra të veriut dhe jugperëndimit të kontinentit të vjetër, do të provohej në sport me një fqinj. Gjithashtu si shenjë të gjenisë njerëzore e cila gjen shtigje të pamundura kur ia dikton nevoja.

A ia vlen të bëhet pyetja ‘pse simbolet kombëtare shqiptare do të ishin të tepërta dhe fyese në stadiumin e Beogradit, një qytet europian, i bukur, siç thonë ata që e kanë vizituar, dhe gjithashtu një qendër kulture?’ A mos për atë se simbolet shqiptare në raport me ato serbe kishin qenë si svastika me yllin e Davidit? E kundërta, besoj, është e vërtetë.

Për ata që e quajnë  provocation apo provokacja në varësi të gjuhës së të provokuarit, fluturimin e banderolës me simbole të shqiptarëve, harrojnë një gjë: futbollistët që u munduan t’i dilnin në mbrojtje nuk e bënë për hartën, por për shqiponjën dykrerëshe. Në atë kaos e tmerr asnjë prej tyre nuk ka mundur t’i futet heraldikës për të studiuar domethënien e hartës.

Ajo hartë, për të shqetësuarit, është një koncept i nacionalizmit infantil që gjeneron kryesisht në botën e forumeve të internetit apo partive spekulante politike që marrin nën 1 për qind të votave. Asnjë elitë apo institucion shqiptar nuk e mbështet idenë e një Shqipërie të madhe. Shpallja e kredos aksiomatike të Shqipërisë për një vend në BE bie në kundërshtim me këtë nocion. Dy aksione katërcipërisht të kundërta janë.

Harta pra, është e refuzuar, por simboli kombëtar, shqiponja e flamurit, jo. A mos futbollistët duhet të hiqnin edhe shenjat kombëtare nga bluzat për të qetësuar serbët? Po të gjykosh nga reagimi post-ndeshje, mund të kishte qenë edhe ajo një kërkesë e palës pritëse. (Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit deklaroi se nuk është lejuar të dalë nga seksioni VIP drejt pjesëve të tjera të stadiumit të Beogradit pa hequr simbolin shqiptar nga xhaketa.)

Mbrojtësit e tezës së provokimit, balonës me flamur që sipas tyre çoi në zinxhirin e ashpër të dhunës, meritojnë një emër dhe ky është dick! Më i madhi ndër ta, trajneri holandez Dick Advokat, të cilit i ka pëlqyer aq shumë dhuna e tifozëve serbë sa i ka quajtur “të mrekullueshëm”! Në radhën e dick-ëve mund të futësh Mishel Platininë, ish-futbollistin virtuoz por zyrtarin mjeran që bëri pyetjen idiote “po sikur balona të ishte bombë?” Bombë kundër kujt? Dhe për më shumë, a ishte ajo një smartbomb dmth një e tillë që do i ndante të vrarët: të hidhte në erë serbët e të mbronte shqiptarët?!

Nëse dick-ët janë disa, kemi edhe një cicë si zëdhënësja e BE, Maja Kocijancic (cica në mbiemër) e cila shpalli se policia serbe kish bërë punë shembullore. Ashtu? Hajt të bëjmë atëherë një listë të sendeve dhe veprimeve që një polici shembullore nuk do kish lejuar të hynin ose të ndodhnin në stadium dhe t’ia vëmë përballë Provokimit të Madh, balonës me flamur.

Një fuçi nafte; djegia e flamurit të NATO-s; Ivan Bogdanoviç, një huligan i dënuar për dhunë në një stadium italian në një ndeshje të Serbisë; fishekzjarrë; çakmakë; shishe uji; monedha; tifozë në fushë; stola; punonjësit e sigurisë që godisnin futbollistët shqiptarë; thirrjet raciste ‘vritini, e pritini shqiptarët’.

A duhet më për të kuptuar paradoksin ku kanë rënë dick-ët dhe cicat e institucioneve europiane?

Pati edhe ndër shqiptarë dicks and tits. Ish-futbollistë, adoleshentë në kërkim të vëmendjes, gazetarë medemek kozmopolitanë e të tjerë që u “provokuan” nga balona. Në të drejtën e tyre janë këta gjuetarë balonash. Ne të tjerët po gjykojmë ndërkohë Mjetet e Dhunës në Muzeun e Barbarisë: fuçitë, grushtat; stolat, ivanët e tmerrshëm dhe koret 30 mijëshe me “vritini, pritini, shqiptarët derisa të mos ekzistojnë”.

Ali Podrimja, poeti shqiptar nga Kosova ka një varg të famshëm: Nëse e takon në rrugë shqiptarin dhe ujkun, vrije shqiptarin!

Ujq dhe shqiptarë pamë edhe në stadiumin e Beogradit të martën.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s