Takimi Arvizu-Idrizi dhe pse opozitat nuk mund të sajohen

Idrizi-me-Arvizu-640x480

Nuk e dimë me siguri, ndoshta as vetë Shpëtim Idrizi dhe të tijtë ende nuk e kanë vendosur se ku qëndron aktualisht Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Formacioni politik që njihet në publik si ‘partia e çamëve’. Vizita e djeshme e ambasadorit Arvizu në selinë e kësaj partie dhe chat-i i gjatë i tyre dhe fjalitë e diplomatit amerikan të mbushura ding me fjalën opozitanuk ndryshojnë asgjë në këtë pasiguri.

Madje e shtojnë pasigurinë.

E shtojnë duke e mjegulluar peizazhin politik sidomos kur mjegullat vijnë shtigjeve të ‘Rrugës së Elbasanit’ lëvizjet e së cilës, edhe kur janë të qashtra lexohen si të koduara. Megjithatë, në asnjë rast z. Arvizu nuk mundet ta përzgjedhë opozitën politike në Shqipëri: ajo del nga pushteti i votës, i cili po ashtu emëron edhe mazhorancën. Në rastin e PDIU janë disa arsyet se pse ajo nuk mund të jetë dhe as mund ta luajë rolin e opozitës.

Së pari, është një parti komunitare e identifikuar qartë si ‘parti e çamëve’ dhe me një lajtmotiv thellësisht të përcaktuar e qartësisht të prioritetëzuar: atë të çështjes çame që lidhet drejtpërdrejt me integritetin ekonomik e politik të kësaj bashkësie: kthimin e pronave dhe njohjen e genocidit ndaj popullsisë në fjalë.

Së dyti, që është në fakt pasojë e të parit, PDIU si përkufizim është parti pushteti, që do të thotë qëllimet e saj të lartpërmendura plotësohen vetëm duke qenë afër qendrave të vendimmarrjes. Rrjedhimisht ajo është një kandidate e keqe për të qenë parti opozitare. Lëre pastaj opozita zyrtare.

Së treti, pavarësisht mëtimeve të z. Idrizi, grupi parlamentar i PDIU nuk i ka të tagrit të vet të gjitha vendet në parlament. Z. Idrizi, për shembull, kryetar i partisë ka fituar në listën e PD-së në Fier. Një dorë e dhënë këtu-aty në zona të tjera për kandidatë të tjerë mund të mos ketë qenë sasiore, por cilësore të paktën ka qenë.

Së katërti, roli i opozitës merret përsipër me kohë të plotë dhe aspak një herë po e një herë jo. Kapërcime të tilla mund të sjellin përfitime të rastit dhe të çastit, por të zhbalancojnë në raportet politike dhe të zhvlerësojnë në peshoren e opinionit publik.

Opozitë nuk të bën as formalizimi si e tillë nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. As përfaqësimi i opozitës dhe as ai i popullit amerikan nuk janë në fakt momente personale. Nuk mund të jenë të tilla sa kohë tagri i tyre kalon përmes të tretëve superiorë.

Kjo nuk do të thotë që një takim kortezie, ceremonial apo thjesht njohës mes një ambasadori të një vendi të dashur dhe krerëve të një partie politike që përfaqëson një çështje që i dhemb shumicës së shqiptarëve, të mos zhvillohet, apo më keq, të shihet shtrembër. Të pikasurit e Bamir Topit dhe Shpëtim Idrizit në gjeografinë e thepisur të politikës shqiptare, si hëna ku mund të ngulet një flamur i cili e identifikon njërin apo tjetrin si terra incognitae zbuluar për herë të parë, mund të mbërrijë si shije e një triumfi të hidhur. Të shpikjes apo promovimit të opozitës së opozitës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s