Apeli e liroi Mziun, më shumë se nga arresti, nga paragjykimi social e politik

timthumb-3

Gjuetarët e kontradiksioneve nuk e lanë t’u shpëtonte fakti se dy kryebashkiakë, njëri socialist e tjetri demokrat, po merrnin trajtim të ndryshëm nga drejtësia shqiptare. Edhe pse kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ballafaqohej me një akuzë më të rëndë, ai nuk u arrestua siç ndodhi me kolegun e tij të një kahu tjetër politik, Xhelal Mziun e Kamzës. Kolegu Vladimir Karaj, po te MAPO, vërente në një titull të para më shumë se një jave se ‘Xhelal Mziu po gjykohet dyfish: një herë për korrupsion dhe një herë si provincial.” Mund të shtosh këtu se ai ka gjasa të jetë gjykuar edhe për ‘cilësi’ të tjera: edhe si demokrat, por edhe si verior. Ose ‘malok’ nëse është në shijen tënde pezhorativja dhe paragjykuesja.

Nëse dy kryebashkiakët kanë qëndruar ligjërisht prapa këtij ledhi ndarës, ata i ka bashkuar edhe ai që mund të quhet ‘një moment me kryetarët’. Edhe pse këtë moment e kanë patur në kohë të ndryshme. Kur Gjika i Vlorës u padit dhe Mziu i Kamzës u arrestua, që të dy krerët e forcave politike ku ata militojnë mbajtën, verbalisht, një distancë të shëndetshme prej tyre. Megjithatë shefi i opozitës, Basha ishte më kirurgjikal dhe i ftohtë në deklarimin e tij krahasuar me shefin e qeverisë, Rama që u shfaq sa me tekst edhe me nëntekst. Ndryshimi jocilësor apo zhbalancimi ndodhi kur kryeministri, gjatë një takimi në Vlorë pozoi me kryebashkiakun e qytetit pas një kërkese të këtij të fundit dhe ‘fotoja e çastit dhe e rastit’, e gjeti rrugën për te profili në facebook i z. Gjika.

Basha m’anë tjetër e prishi barazlargësinë nga i pandehuri vetëm kur Apeli e ndryshoi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, duke e nxjerrë z. Mziu nga ‘arresti me burg’ në ‘detyrim paraqitjeje’. Në pamje të parë ngjan se z. Rama, qoftë edhe pa dashje, e ndikoi procesin në vazhdim ndaj Shpëtim Gjikës duke u fotografuar me të, ndërsa z. Basha me vizitën në Kamëz te kryebashkiaku i liruar Mziu, jo vetëm bëri një gjest kortezie partiake por edhe ‘falenderoi’ Apelin për vendosjen e parimit ‘një standard për të gjithë’ të drejtësisë. Pa u hyrë imtësive rrëshqitëse të jurisprudencës, Gjykata e Apelit ka vendosur një shenjë barazimi mes kryebashkiakut të partisë në pushtet dhe asaj në opozitë, të bregdetarit dhe malësorit. Të dy njëlloj gëzojnë të drejtën për të qenë të pafajshëm derikur të provohen fajtorë. Pa dallim, feje, krahine e ideje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s