Një ministër fatkeq në qeverinë Rama

saimir-tahiri

Sajmir Tahiri është ministri më fatkeq i qeverisë Rama. Fatkeq, jo vetëm se administrimi dhe drejtimi që ai i bën punëve të Ministrisë së Brendshmeaka Policisë së Shtetit, nuk është diçka që fshihet sepse nuk mund të fshihen aksidentet, vrasjet, plagosjet, rrëmbimet, grabitjet e krime të tjera. Por edhe për atë se gjatë këtij 3-muajshi të tij në krye të punëve të Brendshme, Shqipëria është përfshirë nga një cunam vrasjesh e aksidentesh; me vdekje të shumëfishta e grabitje të gjithfarëllojshme. Krimi, si me thënë, është ulur këmbëkryq në dhomën e ndenjes së çdo shqiptari, kjo falë edhe amplifikimit, ndonjëherë cinik, që i bën media sidomos vizivja kësaj guernike të krimit.

Vjeshtën dhe dimrin e 2013-2014 i ka kapur sindroma e verës së krimit. Për të sqaruar sindromën e verës së krimit duhet të kujtojmë, pa shumë vështirësi, zinë e tmerrin që e pllakos Shqipërinë gjatë muajve korrik-gusht. Çdo verë i njëjti skenar: shqiptarë që bien rrugëve nëpër aksidente si gjëja e gjallë që theret për fli në malin e Tomorrit, shoqëruar nga vrasje gjithaq të mnershme e me gjak poaq të shumtë. Te kjo sindromë e verës së krimit e cila e plotëson fatin e keq të ministrit Tahiri që, duhet thënë, është fat i keq i të gjithëve, sepse çdo vdekje e fatkeqësi na mpak të gjithëve, rri, e errët në ironinë e cinizmin e vet, protagonizmi mediatik i Sajmir Tahirit kur ai ishte deputet dhe eksponent i PS, ose edhe aspirant për ministër. Zoti Tahiri ishte posaçërisht sanguin dhe i zëshëm kur i mëshonte punëve të punëve të Brendshme: vrasjeve, plagosjeve, aksidenteve por edhe episodeve minore. Gjatë një vere shqiptare nuk është e zorshme në fakt të gjesh gjëra të errëta mbi të cilat mund të hedhësh dritë të keqe.

Vera ka ikur; pas saj edhe vjeshta e ngadalë pas saj edhe ky dimër i ngrohtë mesdhetar, por kalendari i krimit vazhdon t’i ketë ditët e rrethuara me të kuqe. Megjithëse ministri Tahiri mundohet të luajë rolin e sanguinit gjenuin sa në facebook e sa në konferenca shtypi, mbi pendët e tij dikur prej palloi ka rënë një vesk lagieje që së shpejti mund ta rrëfejë pulë.

Nuk mjafton, sigurisht, që për çdo brram! të krimit të vësh në cepa pallatesh me qindra kilogram me dinamit. As një mijë e një gjoba të rrugorëve nuk janë një numër impresionues dhe as më i madh se katra e përbindshme e katër fatzinjve të vrarë dje në një fshat të Korçës. Ajo që verën e shkuar z. Tahiri quante “policia e Mulit”, po bëhet nga dita në ditë ‘policia e Mirit”.

Kjo nuk na gëzon. Në fatkeqësi është kapur një ministër i shtetit tonë. Domethënë edhe ne.

2 përgjigje ndaj “Një ministër fatkeq në qeverinë Rama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s