Protesta e opozitës, një fitore si e Bashës

1456546_638850966166088_1439679699_n

Pat’ nga ata që e quajtën ‘të nxituar’ dhe ‘pak si shumë herët’ protestën e parë të opozitës së re shqiptare drejtuar nga lideri i saj i ri, Lulzim Basha. Pa të drejtë. E nxituar dhe pak si shumë herët ka qenë në fakt qeveria që e ka nxjerrë opozitën e saj në sheshe pa mbushur dy muaj jetë; as njëra e as tjetra. Një kazus dhe një protestë kaq herët në lojën politike është një luks i tepërt për qeverinë dhe një luks i madh për opozitën. Opozita nuk mund të jetë herët për të protestuar, ajo mund të jetë vetëm vonë. Duhet bërë edhe një dallim në simbolikë mes tubimit të djeshëm të opozitës së re të Bashës dhe asaj të dikurshmes së Berishës: dallimi qëndron te fjalët miting dhe protestë. Në fjalorin politik shqiptar fjala ‘miting’ ka hyrë në fillim të viteve ‘90 dhe i atribuohet opozitës rishtare të kohës, Partisë Demokratike. Mitingu ishte rasti dhe thirrja për t’u mbledhur njerëzit dhe për të kundërshtuar dhe bërtitur kundër qeverisë. Miting ishte shkalla sipërore e mbledhjes: më shumë se protestë, më shumë se tubim; më shumë se marshim, më shumë se demonstratë. Madje si kundërshtim ndaj kësaj të fundit, demonstratës, e cila bartte ngjyresa komuniste, demokratët preferuan ‘mitingun’ e zhargonit amerikan, kur në fakt ai nuk është më shumë se meeting ose takim. Opozita e Bashës e ka nisur pra me një protestë dhe jo miting përballjen e saj të parë popullore me mazhorancën. Kjo ndoshta nuk thotë asgjë, por mund të thotë shumë gjithashtu. Kish dhe nga ata që thanë se protesta e djeshme ishte e vakët dhe e paktë në numër. Mund të jetë edhe kështu. Por çka nuk ishte e paktë dhe as e dobët në atë protestë ishte kauza dhe vokacioni i mbrojtjes së saj. Opozita kish dalë në shesh, jo për rrëmujë dhe as për numra. Aq më pak me besimin se do të përmbyste një pushtet që nuk ka më shumë se dy muaj që është ngritur. Opozita ishte në sheshin para selisë së qeverisë për të artikuluar zërin e saj, për të filluar aksionin e saj politik, për të ‘marrë në dorë armët’ për një të drejtë të patjetërsueshme të njeriut shqiptar: votën e lirë. Është i dyfishtë ky mision i opozitës së re, sepse ajo që ka ndodhur në Korçë nuk ka filluar në Korçë, dhe nuk është vepër vetëm e qeverisë së re. Është gjithashtu punë e mbrapshtë e opozitës së vjetër ose pakicës së djeshme, Partisë Socialiste. Tjetërsimi i votës, manipulimi i saj, blerja, e të tjera mekanizma që kanë të bëjnë me infrastrukturën zgjedhore, kanë nisur në fakt në Lezhë në zgjedhjet e 23 qershorit. Manipulime të opozitës së atëhershme në kuotën e mbi njëmijë votave u zbuluan në qendrat e votimit të Lezhës duke na dhënë një precedent të rrallë: një opozitë që manipulon votën. Jo vetëm kaq, edhe pse edhe aq nuk do të ishte gjë e paktë. Opozita e re ka dalë dje në shesh, ani, s’ka gajle, pak e sak, edhe për një konfirmim. Atë të liderit të ri të saj, Lulzim Bashës. Në krah me liderin e dikurshëm dhe historik të opozitës shqiptare, Sali Berishën, tubimeve politike të aksit kombëtar u është shtuar edhe thirrja Luli…Luli…Luli. Kjo është shenja e madhe që i jepet një lideri: thirrja e emrit. Në atë çast ekzaltimi të njerëzve politikani sheh konturimin e vetes si lider. Deri sa emri i tij të ngrejë krye mbi turmat, politikani nuk është më shumë se një prej shoqëruesve të liderit, ndoshta trashëgimtari, e ndoshta një prej mëtonjësve. Opozita e ka arritur këtë dje, dhe si herë e parë nuk është pak. Nuk mund të jetë pak as për Lulzim Bashën. Gjithashtu për Sali Berishën që ka parë dje të fitojë edhe njëherë projekti i tij politik.

Një përgjigje ndaj “Protesta e opozitës, një fitore si e Bashës

  1. Pingback: Duke kërkuar Shqipërinë time |·

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s