Libri i Nanos dhe padurimi për gegën ndër ne; edhe kur ai është simbolik

mustafa-nano-per-mapo-un-jam-geg

Ajo që i mungon librit të Mustafa Nanos ‘Unë jam gegë’ është një ballafaqim politik i dikotomisë toskë-gegë. E ka bërë këtë me elitat e tjera, kryesisht kulturore, letrare apo gazetareske, por jo me elitat politike. Do të kishte qenë me interes dhe interesante njëherësh nëse Nano do t’i kish shtuar ekskursionit të tij në të dy krahët e Shkumbinit, në këtë Mason Dixon lineshqiptar, edhe Zogun si gegë në raport me politikanët toskë apo jugorët në përgjithësi; Enver Hoxhën si toskë përballë gegëve në shtet e jashtë tij. E kështu me radhë gegën Sali Berisha në raport me toskun Fatos Nano e të tjerë. Pse jo edhe një Edi Ramë që luan rolin e një post gege e post toske. Ose të dikujt që është përtej Gegërisë e Toskërisë.

Kjo nuk është një e metë e librit aq sa është një ekzigjencë e një lexuesi, autorit të këtij blogu. ‘Unë jam gegë’ i Nanos është në të gjitha rastet një lexim interesant dhe një punë ngulmuese e cila nuk synon të jetë shteruese, sepse në fakt asnjë libër deri më sot nuk është paraqitur, nuk e ka patur guximin, të jepet si i tillë, si Libri Total.

Ajo që me sa duket ka rënë në sy, apo më saktë ka shqyer sy, ka qenë njëfarë ‘tradhtie’ e autorit Mustafa Nano shprehur edhe në titull. Duhet thënë se Nano nuk ka bërë më shumë për gegët, gegërinë apo gegnishten se sa ka qenë i vëmendshëm ndaj saj dhe nuk ka qenë paragjykues. Kjo ndihet në tekst dhe kjo mungesë paragjykimi, kjo gegofili ka shkaktuar një valë të madhe zemërate në vegjëlinë e internetit (me vegjëli kupto proletarët e papunë të debil v, debil v, debil vësë [më falni, dubël v-së).

Ndoshta libri i Nanos është një rast i mirë për të thënë edhe diçka më shumë për një mënyrë të menduari përjashtues: ta zëmë, a ka durim në Shqipëri për udhëheqësit gegë? Për Zogun e Berishën, për shembull? Ka më shumë antizogistë e antiberishistë të përbetuar në Shqipëri se sa ka antienveristë. Ky zhgan sigurisht bën strehë te një padurim për gegën, veriorin në udhëheqje të shtetit e në elitë në përgjithësi. Më shumë se numri i këtyre gegofobëve, sundon fryma. Kjo frymë ndoshta e shpjegon një furore ndaj shpalljes gegë, edhe pse simbolike, të Mustafa Nanos.

Si guxon ky skraparlliu Mustafa, nga zemra e Toskërisë dhe territori i parë i çliruar nga komunistët të kalojë Shkumbinin për t’u shndërruar në një prej atyre që dikush i paska parë edhe si arketip të shqiptarit?! Hm! Jazëk!

Por Muçit i duhet ta durojë këtë aleancë qelbësirash. E bukura është se, pjesërisht të paktën, mund të jetë e njëjta aleancë që ai vetë i pat thirrur dikur nën armë. Të ngushëllohet me atë se ndërkohë që ata bëjnë statuse në facebook dhe komente anonime nëpër sajte ai shkruan libra.

 

Një përgjigje ndaj “Libri i Nanos dhe padurimi për gegën ndër ne; edhe kur ai është simbolik

  1. Pingback: Alfred Lela: Libri i Nanos dhe padurimi për gegën ndër ne; edhe kur ai është simbolik | Revista Drini·

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s