‘Qeveria Rama’: estetike, e fryrë, eglendisëse

edi_rama_790708

Kryeministri i radhës, Edi Rama, ka paraqitur në mesjavë strukturën e qeverisë së re, e cila pritet të fillojë punë në shtator, pasi, në fund të gushtit, ai të njoftojë edhe listën e ministrave të tij. Në selinë e Partisë Socialiste, ku ai ka ngritur zyrën e Kryeministrit të zgjedhur, me ngjyra që nuk bëjnë pjesë në koloritin identifikues kombëtar shqiptar, z. Rama shpalli superstrukturën e ekzekutivit PS-LSI. Në një lexim të shpejtë të listës së Këshillit të ri të Ministrave mund të dallosh përpjekjet për një qeveri estetike, të fryrë dhe eglendisëse.

Pse qeveri estetike? Së pari, sepse pritet një e tillë prej një esteti si z. Rama, dhe në këtë pritshmëri ai nuk ka zhgënjyer. Kulturën, për shembull, e ka ndarë nga vargu frymëmbytës i Rinisë, Turizmit dhe Sporteve duke i dhënë këtij institucioni një status të munguar, për sëmbime ndoshta edhe personale, duke qenë se Rama ka qenë ministër Kulture në periudhën 1998-2001. Një vendim i drejtë, po të kesh parasysh se Rinia ishte më shumë një eufemizëm, por edhe ‘bishtit’ tjetër, Turizmit, i nevojitej një trup më në akord me nevojat e tij si sektor kyç i ‘industrisë së lehtë’ të vendit. Edhe ‘streha e re’ që ka gjetur Turizmi, dëshmon për një përpjekje estetike dhe pikërisht te sigla Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Me të drejtë, Urbanistika ose rregullimi i territorit dhe Turizmi, janë bërë bashkë sepse me një territor kaotik, Turizmit shqiptar si ‘të virgjër’, do t’i dalë shpejt boja, siç i del çdo habie fillestare. Mjedisit, gjithashtu, i është dhënë një ministri më vete duke mbyllur kështu një trekëndësh të formës në përpjekjet për reforma estetike të qeverisë së re.

Pse qeveri e fryrë? Qeveritë e majta në Shqipëri kanë qenë kryesisht të tilla. Nëse këtu te ne janë ndërtuar kësisoj për të kënaqur sa më shumë ‘personalitete’ apo ‘orekse’, në plan global e majta e ka të vetin parimin e një qeverie të madhe, mdryshe nga e djathta e cila, për të cituar Reagan-in, beson se ‘qeveria është problemi, dhe jo zgjidhja’. Në rastin e Qeverisë Rama mund të jenë të dyja, por e para është sidomos e vërtetë. Titullarët e qeverisë do të jenë njëzet e një duke përfshirë edhe kryeministrin, që përbën një rritje prej pesë vendesh krahasuar me qeverinë aktuale Berisha. Rama nuk është kursyer duke krijuar edhe postin e mëveçëm të një zëvendëskryeministri, një risi kjo, po të kesh parasysh se në qeverinë e djathtë zëvendës i shefit të qeverisë është një ministër që dublon veten dhe kryeministrin, si të thuash.

Pse qeveri eglendisëse? E tillë, sidomos e tillë, për ekzistencën e të paktën një portofoli ministror, të ashtuquajturit Ministër për Marrdhëniet me Parlamentin. Grotesku do të qe sikur këtij ministri që do të mikqyrte marrdhëniet me Parlamentin, t’i duhej të hiqte dorë nga mandati i deputetit për të zënë vend në qeverinë e re. Por, nuk janë gjasat e kësaj, duke qenë se ky post ministror është një prej atyre të krijuar enkas për të eglendisur disa njerëz, qofshin këta të të dy mamuthëve të koalicionit, PS e LSI, apo ndonjë aleati më të vogël e zevzek. Ministri për Marrdhëniet me Parlamentin bart edhe një paradoks tjetër: ai do të rregullojë raportet qeveri-Kuvend, në një kohë kur mandati i deputetit dhe ai i ministrit janë ndarë nga njëri-tjetri me një vendim të vetë Ramës. Është krijuar një strukturë, sado e vogël, që, me gjasë, do të vendosë fijet e prera mes dy institucioneve, nga i njëjti ent që i ka prerë ato, duke i bërë të papërputhshme mandatet ligjvënës-qeveritar! Të natyrës eglendisësë janë që të tre postet e ministrave pa ministrit, ose portofol, por edhe ai i zëvendëskryeministrit. Se sa i vërtetë është ky përfundim mbetet për t’u parë kur të publikohen okupantët e tyre.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s