Juvenilja e Partisë Demokratike

994562_582167018501150_627934459_n

Partia Demokratike, ka kryer dje një operacion të shumëfishtë politik, por edhe të kohezionit të brendshëm apo atij shoqëror. Ka zgjedhur Lulzim Bashën kryetar të saj, në një votim, që ka patur, sigurisht, mangësitë e veta, por që është zhvilluar nën kryeshenjën ‘një anëtar, një votë’. Së pari, Demokratët kanë zgjedhur të bien në maqolakrorizëm, pra të paraqesin një kandidat simulant, një teknikë që e kemi parë të përsëritet në PS në format bujare e vetmëhouese të M. Lakrorit dhe në LSI të Luan Ramës. Sokol Olldashi ishte një kandidat serioz dhe gjenuin, që i ka thënë dhe do t’i thotë diçka Partisë Demokratike, dhe numri i votave që ka marrë nuk do të thotë dhe aq për të se sa për statusin e ri politik ku ka dëshiruar të hyjë Partia Demokratike. Basha dhe Olldashi përfaqësojnë kohezionin e brendshëm në PD, dhe fitorja e të parit është thjesht lexim, me anë të instinktit politik të bazës, i nevojës së ethshme për një PD të riformatuar, proces të cilit i priut me dorëheqjen e tij, Sali Berisha.

Sa i takon kohezionit shoqëror në përgjithësi, Partia Demokratike ka reaguar edhe njëherë tjetër, ashtu si në fillim të viteve ’90 kur u bë përçuese dhe përhapëse e shpresës së madhe të shqiptarëve për ndryshim, në kadencë me opinionin publik. Në krye të saj, forca e parë opozitare në Shqipëri, ka zgjedhur një 39-vjeçar, një fëmijë të viteve ’80, duke i dhënë politikës shqiptare një tonus të ri, një zgjerim të horizontit, një refresh. Basha nuk është një kandidat manchurian, në kuptimin se ai nuk është gjenetikisht i manifakturuar për t’u përshtatur me politikanin ideal të çdo shqiptari, (sa tmerrësisht e pamundur do të ishte kjo!) por ai është një e mesme e agjendttë. Sali Berisha, i cili për vite me radhë ka marrë mbi vete rrufetë e shumë shqiptarëve, të merituara ose jo, i është përgjigjur me mjeshtëri momentit historik duke, më së pari pranuar ciklin e jetës dhe atë politik. Ai e ka shenjuar Lulzim Bashën si pasardhës, jo për dhjetëra mosarsyet e kulisave, por se ka parë te i riu mishëruesin e liderit të radhës në Partinë Demokratike.

Mund të ketë ankimime të shumta, për këtë apo atë ndikim të Berishës, megjithatë, gjykuar nga jashtë, nuk ka asnjë shenjë të vetme të përzierjes së tij në proces. Berishës, pas hapjes së garës, publikisht, nuk ka lëshuar asnjë shenjë pro Bashës. Por, sigurisht, vota e tij, paraditen e 22 korrikut ka qenë për të. Berisha duket se ka nuhatur një shpresë që shkon përtej PD dhe që mishërohet te Basha. E ka kuptuar ndoshta këtë, disi në 2009, kur rezultati ‘e majtë -e djathtë’ në Elbasan, qarkun e menaxhuar prej Bashës, rezultati shkoi 7 me 7, dhe sidomos më 8 maj 2011, kur Basha futi një pykë elektorale aty ku asnjë Demokrat para tij nuk e fuste prej 11 vjetësh.

Në këtë kuptim, Berishës nuk mund t’i kërkohet që, pasi me paternalizëm e ka futur PD në rrymën e duhur, të pushojë së qeni paternalist. Edhe për pak kohë PD do të jetë një parti në tranzicion, mjegullat e të cilit lypin ende vozitje të kujdesshme. Kërkojnë ende paternalizëm berishist, ndërthurur mejuveniljen pozitiviste të Bashës.

Sigurisht, nëse i kërkojmë Partisë Demokratike t’i bëjë llogaritë me mjetet dhe mënyrat e saj. Nëse dëgjojmë ‘sirenat demokratike’ të së majtës, Berisha duhet të shkojë të thyejë qafën në moskund, Basha të kthehet në Gjykatën e Hagës në Holandë dhe PD, ç’e do, të shkrihet. Do të donin që këtu të ndodhte ndryshe nga sa ka ndodhur në Europën ish-komuniste, ku partitë që drejtonin shtetin deri në ‘89-‘91 u shkrinë të gjitha, përjashto Malin e Zi e Shqipërinë. Do të donin që në Shqipëri të ‘rronte sa malet’ Partia e Punës e rinovuar dhe të shkrihej PD, partia e parë opozitare.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s