Sali Berisha, dreqi që e njohim

Sali-Berisha-007

Në të gjitha kuptimet Sali Berisha është një teprim. Ai është më i gjatë se shqiptari i zakonshëm, shumë më energjik, më i lexuar, por edhe më epik.  

Përtej profilit personal, ai është një teprim edhe në terma politikë. Sali Berisha u fut në politikën aktive në muajt vendimtarë të vitit 1991 për të ushtruar mbi peizazhin politik shqiptar një trusni e cila shpesh ka qenë e natyrës së forcës, por i është bindur forcës së votës, megjithatë. Si president i republikës, ai pranoi humbjen e parë në zgjedhje pas referendumit të Kushtetutës në vitin 1994. Tre vjet më vonë, i zgjedhur me 96 vota nga një parlament i dalë nga zgjedhjet e kontestuara të 1996-ës, dha dorëheqjen nga posti kur socialistët fituan në zgjedhjet e qershorit 1997.

Pas kataklizmës së ’97-ës, tetë vjet me radhë ai udhëhoqi opozitën zyrtare dhe arriti ta mbante të tillë atë, pavarësisht diversioneve dhe makinacioneve të socialistëve për të krijuar ‘opozitën paralele’. Në vitin 2005 i bashkoi skizmatikët e shumtë të PD, krijoi profilin e një opozite moderne, pajtuese, të re dhe me një alternativë pushteti e cila i dha, më 4 korrik, një mandat të ri në pushtet, kësaj radhe si kryeministër.

Tetë vitet në pushtet si shef i ekzekutivit janë edhe më lehtë të mbajtshmet mend, por edhe më emocionalisht të interpretueshmet. Për mbështetësit e tij, këto dy mandate janë një sukses në infrastrukturë, rritje ekonomike, liberalizim vizash, anëtarësim në NATO dhe rritje të nivelit të jetesës. Për kundërshtarët, çdo sukses e mbyt Gërdeci, 21 janari, dështimet në privatizime dhe sigurisht, përqendrimi i pushtetit.

Zgjedhjet e 23 qershorit e kërkojnë kuptimin pikërisht ndërmjet këtyre dy të vërtetave që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Fakti se Berisha dhe demokratët kanë qenë në pushtet për tetë vite me radhë, mund të jenë në vetvete një teprim për sqimën e atyre që e shohin ende të pathurur mirë stofin demokratik shqiptar dhe një precedent autokracie më shumë se demokracie. Për këtë e të tjera zgjedhjet e së dielës konsiderohen si historike. Në fakt ato janë të tilla. Të shenjuara edhe nga një rastësi. Fushata e demokratëve të Berishës është në masë të madhe një imitim në verb dhe logjikë e fushatës së presidentit amerikan Barack Obama. Edhe për faktin se e njëjta firmë marketingu që ka kuruar Obamën po ‘mëson’ edhe Berishën. Por edhe se, si në rastin amerikan, jemi mes një të njohure si Obama dhe një të panjohure si Romney. Në endorsment-in e përhershëm që revista The Economist, nëntorin e shkuar, u bënte dy kandidatëve për presidentë, pas një analize të hollësishme, edhe pse e qendrës së djathtë dhe mbrojtëse e biznesit, preferonte Obama-n. Amerika meriton më shumë se Barack Obama; fatkeqësisht Mitt Romeny nuk i plotëson kërkesat, kështuqë ne rrimë me dreqin që njohim dhe zgjedhim atë, përmblidhte The Economist.

Sali Berisha, për të mirë a të keq, brenda teprimeve të veta, është dreqi që e njohim.

2 përgjigje ndaj “Sali Berisha, dreqi që e njohim

  1. Pingback: Protesta e opozitës, një fitore si e Bashës |·

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s