Fotoja Obama-Rama dhe standardi i dyfishtë në Tiranë

obamarama1

E përditshmja britanike The Guardian e quan Thedailycaller “përgjigjen e Konservatorëve amerikanë ndaj HuffingtonPost”, ndërsa revista The Washingtonian komenton se “Caller është e prirur të raportojë lajmet e veta, ndërkohë që HuffPost është e lumtur të postojë artikujt e të tjerëve”. Pak a shumë, siç bën respublica, modeluar sipas HufingtonPost, apo jo? Gjithashtu, vazhdon Washingtonian, titujt e Caller krahasuar me Huff Post janë më pak opakë e më pak çorientues”. Sipas comScore, një kompani kërkimore e internetit, lexuesit e TheDailycaller janë kryesisht ata që e konsiderojnë veten politikisht independentë, ndërsa pjesa që mbetet ndahet në 35 për qind republikanë dhe 27 për qind demokratë. Për ata që e njohin median amerikane dhe rrjedhimisht Tucker Carlson, ai është themeluesi i TheDailyCaller.

Kjo hyrje e gjatë që duket më afër interesave të njerëzve të botës së komunikimit, u bë për të ndihmuar ata që besojnë se gjërat e kësaj bote i mat kuti i asaj që ty të bie për shtat e asgjë tjetër.

Si kolegëve të Temës dhe respublica-s për shembull, të cilët fillojnë të hanë inat me Mapo-n dhe e mbyllin me TheDailyCaller. Mapo është gazetë qeveritare, ndërsa Dailycaller veçse një blog, pretendojnë forumet e lartpërmendura. E gjitha ka të bëjë me një shkrim të Daily-t, të rimarrë prej Mapo-s me aq kujdes, sa në fund të shkrimit është bashkangjitur edhe linku që të çon tek artikulli i gazetës amerikane për të siguruar transparencë.

Ajo që është jotransparente dhe joetike në rastin e kolegëve të Temës dhe respublica, ka të bëjë me një hierarki dhe cilësi, në kokën e tyre, të forumeve, lajmeve dhe personazheve. Kështu, nëse revista Forbes ka një intervistë apo koment përlëvdues me kryeministrin Berisha, bashkë me kundërshtarin politik baltoset edhe Forbes. Në të kundërt, nëse HufingtonPost, ta zëmë, ka një grimcë lajm rreth eksponentëve të së majtës, gjëja fryhet sikur X-i të jetë futur në listën e 100 njerëzve të vitit të revistës Time. Kjo pabarazi në hiperbolizimin sipas midesë, i ka rrënjët ndoshta te një qasje revolucionare trashëguar nga komunizmi bazuar te: nëse nuk je me ne, të zhbijmë.

Në rastin e fotos së shefit të opozitës dhe “spekulimit” të Mapo-s se ajo është blerë për 80 mijë dollarë, ndoshta lajmi duhet lexuar edhe njëherë në një anglishte të mirë. Lidhja logjike e shkrimit është e qartë: reporteri ka kërkuar rekordet federale dhe ka zbuluar se për herë të parë çifti Shehu ka bërë një donacion për fushatën e Obama-s. Një muaj më pas, në një tjetër event të organizuar enkas për donacione Rama ka marrë atë që në anglisht quhet photo opp. Dhe, nuk ka asgjë të keqe këtu. Madje Daily nuk kish zgjedhur lobimin si titull të lajmit, por faktin se Rama shows off (shet mend) me foton me Obama-n. Lobimi dhe donacionet janë pjesë normale e funksionimit të demokracisë amerikane. Le të fillojmë t’i kuptojmë edhe ne si normalitet. Por si normalitet të të gjithëve dhe jo ekskluzivitete. Kjo do të thotë se, kur e djathta lobon me Podestën, nuk është fundi i botës. Ashtu siç kur e majta lobon me Alastair Campbell apo B. Shehun. Pra, sistemi o është i keq për të gjithë, o i mirë për të gjithë. Nëse e bëjmë këtë transparencë të modelit, nëse nuk ndërtojmë një tabelë të rrejshme hierarkie për lexuesit, do të thotë se jemi në demokraci. Sepse nëse Dailycaller është veç një blog, çfarë janë atëherë Huffington Post, Tema apo respublica?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s