Parashikimet për 23 qershorin si kërkesë-ofertë

fortune teller

Karl Popperi në një traktat mbi historinë dhe politikën flet diku edhe për parashikimet dhe forcën e tyre. Thotë, se si çdo gjë tjetër, edhe parashikimet janë në vetvete kërkesë dhe ofertë; pra, nëse ka kërkesë të madhe për diçka, patjetër do të pasojë edhe oferta. Në rastin tonë, atë të politikës dhe fushatës elektorale, duket se kërkesa për parashikime është rritur jo vetëm nëpër studiot televizive si debate mes komentatorësh politikë, por aty kanë mbërritur të hekurosura me krekosjen dhe sigurinë e shifrave edhe sondazhet. Disa fringo të reja, e të tjera filma të përsëritur.

Kërkesa është pra parashikimi i asaj që do të ndodhë më 23 qershor, bash një muaj prej sot. Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Me sa për qind e sa deputetë? Si do të dalë LSI; a do ta marrë FRD mandatin e shumëpërfolur në Tiranë? Sa do e dëmtojë Agron Duka PS-në, dhe, a do prodhojë dot mandat në Durrës? A do të trupëzohet në 8500 vota në Vlorë simbolika e Arben Malajt në PS dhe më gjerë në politikën shqiptare? A ka humbur terren LSI duke qenë se vjen nga katër vjet në pushtet, dhe a mjaftojnë, për këtë fenomen genuin të politikës shqiptare, dy muaj në minorancë për t’u konsideruar opozitë? E të tjera si këto.

Nëse përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve do të ishin afirmative, ato nuk do të bëheshin. Për t’u kapur tek argumenti i Popperit, nuk do të kishte kërkesë për to dhe rrjedhimisht as ofertë. Thënë ndryshe, e nesërmja e 23 qershorit do të dihej ose ndihej që më 23 mars, 23 prill, 23 maj apo 23-sha të tjerë pararendës. Pasiguria e post 23-qershorit thërret në skenë parashikimet, të cilat, të cytura nga kërkesa e fortë dhe agresive, herë janë serioze, herë të lëkundura, e herë të tjera veç fall në hi.

Të shtunën MAPO botoi një material të Këshillit Kombëtar Amerikan për Sondazhet Publike, ku jepeshin 20 pyetje që një gazetar duhet të bëjë pas publikimit të një ankete. I çuditshëm është numri i ‘dyshimeve’, 20, që një gazetar duhet të ketë në raport me anketimet, sepse, për ata që e njohin sadopak teorinë e gazetarisë, e dinë se një gazetar në një kronikë të ngjarjes duhet t’u përgjigjet 5 pyetjeve të famshme: Çfarë, ku, kur, kush, pse? Në rastin e sondazheve pyetjet shtohen me katërfish.

Pse do të ishte pyetja e parë. E para, sepse sondazhet janë diçka e prodhuar më shumë se e ndodhur; ata kanë pra një kërkesë dhe vijnë si ofertë ndaj saj. Kjo lidhet automatikisht me atë se prapa sondazheve është dikush, që do të thotë një individ, një grup, një interes. Pyetjet e tjera janë kryesisht të natyrës teknike, që kanë të bëjnë me metodologjinë, kampionët, cakun e gabimit e të tjerë. Por pse? dhe kush?, shoqëruar sigurisht edhe nga 18 pyetje të tjera po kaq legjitime, janë më të rëndësishmet.

Parashikimet dhe sondazhet do të vazhdojnë duke u takuar me parabolën e Popperit se, kur ekziston kërkesa, mbërrin edhe oferta. Por, në rast se parashikimet janë edhe më të forta se një kërkesë logjike, oferta duhet parë me dyshim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s