Armiku në lista dhe armiku jashtë listave

sandlot

Në politikën shqiptare, në fillimin e dekadës së tretë të saj, zgjidhjet janë ‘socialiste’, edhe kur problemet janë ‘demokrate’. Kastriot Islami dhe Arben Malaj, të dy ish-eksponentë të lartë socialistë, në rang ministri e më shumë, aktivë në politikë që prej fillimit, janë dy përfaqësues ekselentë të armikut në lista dhe tëarmikut jashtë listave.

Armiku në lista është tipi i kandidatit për deputet që garon nën siglën e ish-kundërshtarit politik dhe ideologjik. Partia Demokratike dhe koalicioni i saj ka bërë strehë, duke i futur në lista mbi zonën e rrezikut, për tre të tillë: Asllan Dogjanin, Gjovalin Kadelin dhe Kastriot Islamin. Kadeli do të jetë në autobus të huaj politik, por në shtëpi të vet sa i takon faktit se do mbledhë vota në Lezhë, qytet të cilin shumë e konsiderojnë ‘të marrë’ prej tij, mbështetur te lidhjet e forta familjare dhe të biznesit. Dogjani dhe Islami janë në listën e Tiranës, edhe këta, në njëfarë mënyre, në shtëpinë e vet, megjithëse në autobus blu, duke patur parasysh se Dogjani do të kërkojë vota në Paskuqan, një zonë e banuar me të ardhur nga veriu. Sa i takon Islamit, barrierat lokale bien për faktin se ai është politikan qendror që në vitin 1991, duke e tejkaluar kështu momentin lokal të Dogjanit apo Kadelit. Taktikisht, përzgjedhja e këtyre vendeve përarmiqtë në lista është e gjetur, duke qenë se z. Kadeli në Lezhë, si të thuashtërheq peshën e vet, ndërsa z. Dogjani e z. Islami përshtaten me Tiranën edhe prej lidhjes lokale të njërit prej tyre, por edhe për atë se kryeqyteti është më pak ideologjik dhe i sheh më kithtas ndarjet ekstreme, pasi kulturalisht është më i përgatitur për këtë.

‘Armiku’ tjetër, ai jashtë listave, përfaqësohet nga Arben Malaj, deputet i Vlorës. Ka edhe ‘të lënduar’ të tjerë në të dy krahët, por z. Malaj, megjithatë, është metodologjikisht dhe ideologjikisht më i lehti për t’u interpretuar, duke qenë se cilësohet si ‘socialist 24 karatësh’ dhe nuk ka ‘histori’ që i përthyhen nëpër vijimësinë e tij ideologjike. Gjithashtu, ai ka ndërtuar një aksion mbi zemërimin e përjashtimit duke marrë vendimin të kandidojë si i pavarur në qarkun e Vlorës. Ai është shndërruar në ‘armik’ nga një vendim i kryetarit të partisë së tij, duke u lënë jashtë listës së kandidatëve, edhe pse do të garojë si socialist dhe, siç është shprehur vetë, nuk do ta përdorë votën për interesa personale apo që shkojnë kundër PS.

Në të dy rastet, megjithatë, si armiqtë në lisa ashtu dhe armiku jashtë listave,marrin vota të vlefshme nga hambari elektoral i Partisë Socialiste. Nëse në rastin e tripletës Islami-Dogjani-Kadeli investimi i z.Berisha është i qartë, në atë të z. Malaj ndihma që vjen është më shumë një dëm anësor në kampin e koalicionit opozitar, ardhur si reaksion zinxhir i ngjarjeve.

Një model të tretë, përplotësues të modeleve armiku në lista, armiku jashtë listës, që ofron gara parlamentare e këtyre zgjedhjeve, është ai i Agron Dukës. Koordinatori i programit të PS për Bujqësinë, ish-ministër socialist i Bujqësisë, z. Duka ka negociuar një vend në pole position në listën e Republikanëve të Mediut pas mosmarrëveshjeve me kryetarin e opozitës. Në një intervistë, z. Duka e ka artikuluar kalimin e tij nga Venusi në Mars duke thënë: ‘nuk jam shumë skrupuloz për këto gjëra’.

Joskrupulozët, le t’i quajmë kështu, duke futur këtu edhe Meta&CO. do të thonë fjalën e tyre në këto zgjedhje. Madje, rezultati i 23 qershorit, me shumë gjasa, do të vijë nën shenjën e tyre. Mund të jetë ogur i mirë ose i keq, por është gjithsesi i pashmangshëm. Politika është çrreshtuar ideologjikisht dhe ky çrreshtim është, tani për tani, i vetmi opozicion kundër autokraturës së kryetarëve të dy partive më të mëdha. E gjitha është një ironi. Në shembjen e autokracisë ndihmojnë pikërisht ata që vetë e kanë ngritur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s