Pse mbyllja në kullë e Berishës dhe Ramës është lajm i mirë për gazetarët?

tv

Në qarqet gazetareske është pritur me shqetësim, që nganjëherë ngrihet deri në alarm, ajo që quhet ‘tërheqje e kryeministrit Berisha nga debatiteleviziv’; nga sallonet e mëdha të primetime-it. Kryeministri mëse një herë së fundmi ka rrëfyer, privatisht apo publikisht, dashurinë e sapozbuluar Facebook-un, shoqëruar edhe me takimet ala amerikane, të ashtuquajturat town hall-e. Rama, koka tjetër e Meduzës së madhe të komunikimit mediatik, ka shfaqur shenja hapjeje me afrimin e 23 qershorit, por ai qe pionieri i politikës së mbylljes me median duke filluar komunikimin nëpërmjet Twitter-it. Pavarësisht një hapi para e një mbrapa, të njërit apo tjetrit prej të dy liderëve, duket se e ardhmja i përket komunikimit online të tyre, që do të thotë komunikimit të kontrolluar që do të thotë komunikimit nëpërmjet një ndërmjetësi të heshtur: Facebook, Twitter apo çdo gjë tjetër që zuckerbergët gjenialë të kësaj bote do të na postojnë via cyberspace nga Silicon Valley i tyre.

Ndërkohë që komuniteti i gazetarëve, posaçërisht ai i televizioneve, është shqetësuar, ‘mbyllja’ e Berishës dhe Ramës është një lajm i mirë. Ndoshta lajmi më i mirë që ka marrë media në këtë dekadë. Posaçërisht i tillë për gazetat. Pse kështu? Sepse, gazeta, kjo formë dikur sipërane e komunikimit, kjo zonjë e vjetër dhe e rëndë e medias, u hodh në margjina në fillim nga televizioni e më pas nga interneti. Televizionet e bëjnë të pavlefshëm për gazetat lajmin e fundit duke rrëzuar të paktën kurku dhe si, tri nga pesë pyetjet klasike të gazetarisë. Në Shqipëri të paktën, asnjë prej politikanëve të rëndësishëm, përfshi Ramën dhe Berishën, nuk e preferonte shtypin e shkruar, d.m.th nuk ulej me një gazetar të tij për një intervistë. Gazetat u kthyen në ‘zbardhëse’ të intervistave televizive. Televizionet pothuajse argaliseshin me këtë. Por tani janë ata që duhet të marrin një kthesë që s’u pëlqen, por që do t’i ndihmojë. Duke mos e patur mundësinë e përballjes me vendimmarrësit e mëdhenj, duke u shndërruar në porta transmetuese të rrjeteve sociale, Televizionit i duhet të gjejë forma të tjera. Në fakt, një formë të vjetër dhe të vetme, që është të kthyerit te rrënjët, tek ajo që një gazetar supozohet të jetë një watchdog qen roje i vendimmarrësve, qeveritarëve, politikanëve, administratave. Betejën që ata nuk duan ta bëjnë në shtëpinë tënde, t’ua sjellësh në të tyren. Duan s’duan, televizionet duhet të bëjnë këtë ose të kthehen në ‘zbardhës’ të statuseve të politikanëve në Facebook e Twitter. Këtë, ose të gjejnë një mënyrë tjetër për t’i bërë qokën e radhës politikës. Watchdog-u do t’i kthejë te gazetaria, ama.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s