Sa e ka marzhin e gabimit sondazhi i shqiptarja.com?

63150

Shqiptarja.com, një gazetë/sajt ka hapur prej dy ditësh një sondazh ku fton publikun (lexuesit e saj) për të votuar, sipas qarqeve, një listë emrash potencialë kandidatësh për deputetë të dy partive kryesore PD dhe PS. Pa i hyrë qëllimeve të redaksisë, mund të jetë komercialiteti, por edhe ndonjë provokim apo ‘porosi nga anash’, duhet thënë pa u matur se metodologjia e përdorur nga gazeta për të futur në sistem vox populi është paradoksale. E tillë sepse votimet, apo sondazhet, zakonisht bëhen me sample-s(kampionë) të paidentifikuar, që do të thotë, të pyeturit zgjidhen rastësisht (at random) jo vetëm për të siguruar neutralitetin, por edhe që marzhi i gabimit të jetë sa më i ngushtë. Nëse ky marzh i krahasuar me rezultatet e votimeve reale është +-30%, a e bën qesharak sondazhin dhe të tillë edhe forumin që e ka organizuar, d.m.th shqiptaren.com?

Në thelb, sondazhi i shqiptares duke e ditur animin politik të kësaj gazete, por edhe duke marrë në analizë ‘rezultatet paraprake’ të zgjedhjeve në Shkodër, e majta fiton me 80 për qind!) e parodizon jo vetëm procesin mediatik, por edhe atë politik. Do të ishte sikur, ta zëmë, Partia Socialiste, si pjesë të Konventës së saj të sapombyllur të bënte edhe një sondazh me të pranishmit dhe të publikonte rezultatet, sipas të cilave, afërmendsh, PS i fitonte zgjedhjet e qershorit me 100 %.

Sondazhi, me lehtësinë e papërballueshme të shifrave groteske mbi emra potencialë, ose kandidatë për kandidatë për deputetë, i dëmton seriozitetin jo vetëm shqiptares, por medias në total. Disa qindra apo mijëra kopje më shumë të shitura mund të ngrohin arkën e financës, por dëmtojnë referencialitetin. Dëmtojnë imazhin e të gjithë spektrit mediatik.

Për të mos lënë pa sqaruar edhe një moment tjetër, ose një përpjekje të gazetarit tëshqiptares për të veshur me koncept skeletin e pahijshëm të sondazhit amator: mëtimin se anketimi në fjalë është një imtim i primaries. Dhe se primaries “janë një traditë në Europë e në botë, por bëhen edhe në Shtetet e Bashkuara”. Primaries (ose zgjedhjet paraprake) janë po aq amerikane sa apple pie. Ato zhvillohen brenda partisë (Republikane ose Demokrate) dhe bëhen në rastin e zgjedhjes së kandidatit për President (në zgjedhjet presidenciale d.m.th.) Por paradoksi, siç e ka zakon, e sjell me vete edhe një të vërtetë: sondazhi i shqiptares është në fakt një punë e brendshme, për zgjedhje të brendshme …në Partinë Socialiste.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s