Një ekskursion në fundjavën kulturore të Tiranës

question_mark

Tirana e ka me pikatore kulturën. Ajo prodhon po aq pak sa konsumon kulturë dhe ndoshta elitave kulturore nuk mund t’u kërkohet llogari në këtë pikë: ato duhet të vihen në lëvizje për çfarë e për kë?! Po të bësh një ekskursion kulturologjik në Tiranën e fundjavës, ndeshesh me një mur të lartë e të heshtur, e vetmja shenjë e të cilit është LIBRI. Libra mund të gjesh në Tiranë, botimet janë rrëke e kryesisht cilësore. Por përtej librit nuk ka jetë.

Teatri është një alternativë: Kombëtari i ka shfaqjet të pakta, më pak se një duzinë në vit, ndërsa ai alternativ, i Metropolit, është më vibrant, por ende ‘nuk e ka thyer një poç’ në qytet për të tërhequr audienca. Kultura e marketingut sidomos te Teatri Kombëtar mungon krejtësisht; a thua se jemi ende në socializëm, ku audiencat përbëheshin nga ndërmarrjet e shkollat. Një mjet i pastër antimarketingu është edhe çmimi i biletës: në Teatër mund të shkosh me 300 lekë të reja. Ndërkohë që Teatri është një prej formave të këmbimit kulturor të shtresës së mesme dhe një biletë më e lartë do të thoshte edhe përligjje e statusit të tyre. Njerëzit janë në kërkim të cilësisë dhe të gatshëm të paguajnë për të. Do të luash rolin e barabitësit social edhe në art? Ofroju atyre që kanë një kartë studenti gjysmën e çmimit të biletës. Bëje Teatrin atë lloj arti që kërkon të jetë: një pretendim kulturor më shumë se një bjerrje kohe.

Kinematë, përcjellëse të forta të pop-kulturës, pas televizionit, e kanë humbur betejën në Shqipëri. Ndjekësit e ekranit të madh i ndesh gjithnjë e më rrallë në sallat e heshtura të kryeqytetit; të tillë janë edhe filmat e ofruar: jo më shumë se dy në çdo rast. Opera, muzika simfonike dhe baleti janë edhe më në margjina të qasjes kulturore të shqiptarëve. Kur një premierë i ndodh Tiranës, gjasat janë e marrim vesh ngaqë pjesëmarrja shtetërore ka qenë e rangut të lartë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s