Ménage à trois: Çani, Jozefina dhe ne

Ménage à trois

Arian Çani dhe Jozefina Topalli janë një kombinim ‘i rrezikshëm’ i komunikimit publik. I pari mendon se nuk ka jetë jashtë interesantes e cila, sipas tij, përjashton, pa hezitim, të rëndësishmen; madje e dyta mund ta dëmtojë të parën. Topalli mendon se, edhe vetë jeta, jo vetëm në PD por në përgjithësi, është edhe më pak interesante, edhe më pak e rëndësishme se…Sali Berisha. Kanë qenë të dy, Çani e Topalli, në këtëménage à trois, në këtë kitsch të së premtes mbrëma në Zonë e lirë. Duket se të dy mund të shmangen, e bashkë me ta edhe kitsch-i: Jozefina me votë e Çani me telekomandë. Megjithatë, prova, e ofruar përmes jetëgjatësisë, si e kuqja shenjë e shijes së shalqinjve në pazaret anërruge në autostradën Lushnjë-Fier, dëshmon se ata janë në një treg i cili ngrihet mbi supet e shijeve tona. Politike apo mediatike.

Zj. Topalli ka thënë se Berisha është partia dhe partia është Berisha, duke rënë në enverizëm dhe, duke lënë, edhe pse te një fraksion shumë i vogël i audiencës së Çanit, shijen e konformizmit, të mungesës së alternativës në një prej dy partive më të rëndësishme në Shqipëri; por edhe të mungesës së mendimit të pavarur, politik apo ideologjik të vetë një prej personazheve më të njohur të skenës së këtushme politike. Po si ia del zonja Topalli të spikasëpikërisht nëpërmjet mungesës së spikamës, të veçantësisë, të pavarësisë, të vetes si të tillë, të gruas në politikë? Ndoshta, sepse mendon, me të drejtë, se suksesioni përmes konkurrencës së hapur është vrarë në politikë dhe emërimet nga shefi janë e vetmja mundësi për karrierë. Ose edhe sepse spikama nuk është një ‘sëmundje’ gjenetikisht e transmetueshme.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s