Një libër për komunistin e klonuar te ne

kopertina-page-001

 

Njeriu i ri shqiptar-mes moralit komunist dhe krizës së tranzicionit, i Albert Nikollës, është, përveç të tjerash, një tekst paniku. Duke qenë se flet për strukturën e brendshme kryesisht të njeriut të fabrikuar, të një kloni, në këtë rast të njeriut të ri komunist, droja e parë është e llojit: a do të gjej tipare të miat te tipologjia e fenomenit apo personazh/it/eve? A më ka prekur edhe mua dergja enjeriut të ri? Është si të lexosh një traktat të nazizmit apo të një devijimi tjetër ideologjik a psiko-social.

Megjithë këtë frikë, dhe megjithëse teksti, duke shtjelluar një temë të mërzitshme si komunizmi, teoria kulturore e të cilit bazohej pikërisht te çngjyrosja, nganjëherë bëhet edhe gri, libri sërish mbetet një nga më të rëndësishmit e botuar gjatë vitit të shkuar. Kjo për një arsye themelore: ndihmon shoqërinë të ndërtojë një raport kuptimi me veten, i bën me dije se nga i vijnë traumat; i vendos përpara një pasqyrë e cila, megjithë dangat, arrin të japë një portret të shqiptarit të sotëm zbërthyer sipas kodesh të shqiptarit të djeshëm, domethënë të njeriut të ri komunist.

Libri i Albert Nikollës na jep një pamje dhe një çelës të asaj se pse ne, pothuajse si e tërë, veprojmë kështu siç veprojmë, korruptojmë ose korruptohemi, trysnojmë ose trysnohemi, ngremë apo ulim krye, kemi ose nuk kemi skrupuj, jemi ata që jemi apo ata që s’jemi.

Autori qëmton, ndër tekstet që ka hulumtuar për efekt të këtij studimi, një ‘porosi të porosive’ për farkëtimin e njeriut të ri: faktin se njeri i ri është ai që vepron, dhe jo ai që di. Këtu nuk mund të shmanget një lidhje mes librit të Nikollës dhe një tjetër teksti, që, megjithëse memuaristikë, hyn edhe tek antropologjia politike. Rënia dhe përkulja e tiranisë shqiptare të Spartak Ngjelës. Avokati ka tezë qendrore të refleksioneve të tij anti-intelektualizmin e elitave politike shqiptare. Këtë anti-intelektualizëm mund ta dallosh edhe te deviza e ideologëve komunistë të njeriut të ri “njeriu i aksionit dhe jo ai i mendjes”. Jo vetëm kaq, por edhe te mbështetja e komunistëve te klasa punëtore dhe fshatarësia, duke e përmbysur kështu rendin normal të gjërave, hierarkinë sipas vlerave dhe karrierën bazuar në to.

Nuk i shpëton hulumtimeve të Nikollës analiza e sendërtimit të njeriut të ri komunist përmes sendëzimit të tij. Kjo, e përfaqësuar nga shprehja lapidare (ja një moment që e justifikon frikën nga libri, drojën e gjetjes te vetja të gjurmëve të njeriut të ri – përdorimi i cilësorit lapidare): “njeriu është kapitali më i çmuar”. Vetëm duke e vrarë njeriun te njeriu i ri, duke e zhveshur atë nga individualizmi, bëhej më i lehtë edhe hapi tjetër: kolektivizimi, pra zëvendësimi i individit me kolektivin. Siç vëren Nikolla, de-individualizmi plotësohet edhe me një formë tjetër: asgjësimi i kohës së lirë, ose ajo që njihej si aksioni, puna vullnetare, zbori e të tjera.

Ndoshta, kreu më i rëndësishëm i librit është ai që trajton korrupsionin në gjirin e shoqërisë socialiste shqiptare. Është i rëndësishëm sepse shpjegon në masë të madhe gjendjen e sotme të homo albanicus dhe raportin e tij me korrupsionin dhe shumëformat e tij. Lexime të tjera mund të ofrojnë qëmtime dhe këndvështrime të ndryshme të këtij teksti, prandaj ky libër duhet lexuar, megjithë frikën se diku mund të gjesh tipare të vetes.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s