Kthimi i Mbretit në shtëpi

eshtrat_e_zogut

Eshtë një kthim emocional për të gjitha palët.Mbarsur me parehati për ata që ende e varin know how-n historik te historiografia komuniste, që ende besojnë se ballist, zogist apo nacionalist është një fyerje, dhe me rrëmbushje pozitiviteti për ata që shohin te varrosja në tokë të vet e një shqiptari, i cili e sundoi vendin e vogël për 15 vjet, shumica si monark.

I ka, sigurisht, dritëhijet e tij.Por të kuptohemi, shqiptarët nuk janë nga ata kundërshtarë që, kur meriton dritë të hedhin dritë, dhe kur hijen ke hak, atë të japin. Historia e re dhe e vjetër është e mbushur me shembuj kur kundërshtari, në të gjallë e në të vdekur, është rroposur e është nxjerrë prej fundit të dheut sa për t’i thënë edhe kafkës së tij: ‘a do më?’

Ahmet Zogu nuk ishte, sigurisht, aq esnaf sa do takishin dashur shqiptarët ‘buzëhollë’, por, a nuk ishte mjaftueshëm fisnik Wilehem von Wied-i, princi gjerman që mbretëroi vetëm gjashtë muaj e nuk zuri as edhe një ditë rehat në këtë tokë burrash të ashpër?

Ahmet Zogu nuk ishte aq oksidental sa do takishin dashur shqiptarët, por kush ishte i tillë? Më oksidentalët e kundërshtarëve të tij, Fan Noli e Faik Konica, mund të na ofrojnë kontrastin e tij, iluminimin kulturor, por njëri u dëshmua politikisht shkurtpamës duke flirtuar me bolshevikët, ndërsa tjetri ishte shumë dandy, shumë i ditur, shumë fluturak.

Fakti që liberalët kanë dështuar përherë në këtë vend, nuk është dhe aq faji i autokratëve se sa frymës sociale, politike e kulturore të shqiptarit, që i përgjigjet autokracisë më shumë se liberalizmit.

Kushbeson se Shqipëria e dekadave të para të shekullit të shkuar ka qenë një mitër që mbante farën e liberalizmit harron, me dashje ose në injorancë e sipër, se në Europën e  shekullit XX çelën murtajat e dy ideologjive mizore: komunizmit e fashizmit.

Për ironi, largimi i detyruar i Mbretit Zog i hapi rrugë një përvoje të hidhur të shqiptarëve me fashizmin dhe katastrofale me komunizmin.Kushështë gati sot, në këtë pikë të kohës dhe me këto dijeni të historisë, të lërë peng ndershmërinë intelektuale e njerëzore, e të thotë se një Shqipëri nën Zogun, për 50 vitet e dyta të shekullit, dokishte qenë më e keqe se nën komunistët dhe izolimin totalitar?

Për sa kohë është e gjitha një prezumim-Shqipëria çfarë mund tëkishqenë-, është gjithashtu e kotë të hamendësojmë një vend nën burra benevolentë si shenjtër e të butë si gra.

Ndër ato gjëra që nuk i gjeti por i la, mund të përmendim vertikalitetin dhe horizontalitetin e shtetit (ushtrimin e pushtetit dhe shtrirjen e tij), legjislacionin, laicitetin (përfshirë këtu ndalimin e perçes dhe veshjeve orientale).

Ka mjaftueshëm largësi kohore, materiale arkivore, burime të huaja, dëshmi e tekste për ta ridimensionuar Mbretin Zog. Për t’i dhënë atij vendin që meriton në histori. Ndërkohë, dje, mori edhe vendin që i takon për t’u prehur. Mbreti u kthye në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s